SPANJË- Sovranët spanjollë përpiqen tu hyjnë në zemër qytetarëve të tyre me një kartolinë urimi, të publikuar në Twitter, me protagonist popullin dhe dy princeshat.

Një imazh i monarkëve, nga ballkoni i pallatit mbretëror që përshëndesin miliona spanjollë të mbledhur për përshëndetjen tradicionale në ditën e emërimit mbret, të Filipit të 6-të.

Populli është protagonisti i vërtetë i fotos së zgjedhur nga monarkët spanjollë Filipi VI dhe Letizia, për urimet e tyre për Krishtlindjet, në vitin e tyre të parë të mbretërimit. Fotoja me urimin është të publikuar sot në webfaqen e shtëpisë së mbretit, që tregon edhe kursin e ri të institucionit.

Dita e shpalljes, është e zgjedhura për foton e krishtlindjeve të familjes mbretërore, në të cilën mbretëresha Letizia dhe vajzat, princeshat Leonor dhe Sofia, janë portretizuar në shkallët e Portës së Luanit të Kongresit të Deputetëve.

Në urimet e para të krishtlindjeve që kur u ngjit në fronin e Borbonëve, Filipi dhe mbretëresha urojnë “Gëzimi, shpresa dhe qëllimet e mira të Krishtlindjeve, të vazhdojnë përtej këtyre ditëve të festave”.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: