Ish legjenda e portës “azzurre” Gianluigi Buffon, tashmë pjesë e stafit të kombëtares italiane, u ndal të fliste për mediat në përfundim të sfidës Spanjë-Itali, duke mos e fshehur zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës së Luciano Spalettit në këtë sfidë.

“Që nga minuta e parë, Spanja na vendosi në vështirësi. Nëse Donnaruma nuk do të pësonte gol mbrëmë, do të ishte pa më të voglin dyshim, për notën 10. Megjithatë duhet të dijmë ta kalojmë këtë situatë, ndonjëherë të duhet të menaxhosh edhe humbjet përveç fitoreve. Duhet të rikthehemi të luajmë në nivelin tonë, për të qenë sërish kompetitivë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: