SPANJË

Policia spanjolle ka  sekuestruar 3 ton drogë të llojit kokainë, ndërsa është kryer arrestimi i 11 personave.  Në mesin e tyre thuhet se ka edhe shqiptarë.

Të arrestuarit besohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale. Ende nuk ka detaje për personat e arrestuar,  por raportohen se janë me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe spanjolle.

Arrestimi i tyre është kryer në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën. Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve, sasi e cila ishte e ndarë në 12 kontenierë.

Droge
Droge

Pjesë e sekuestrimit të bërë nga policia janë katër makina, një furgon, një motor, një armë si dhe një kuti me 47 fishekë, para cash, telefona dhe kompjutera. Këto materiale të sekuestruar dyshohet se përdoreshin nga trafikantët për punën e tyre të përditshme.

Chemicals For Drugs 696x379
Chemicals For Drugs 696×379

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: