Autoritetet në Ishujt Kanare të Spanjës konfirmuan se rreth 2000 njerëz janë evakuuar për shkak të zjarrit që ka shkatërruar më shumë se 500 hektarë që kur shpërtheu më pak se 24 orë më parë.


“Të paktën 250 zjarrfikës, nëntë helikopterë dhe dy avionë janë angazhuar sot për të fikur flakët pranë qytetit Valleseco në ishullin Gran Canaria, në arkipelagun e Oqeanit Atlantik”, njoftuan autoritetet vendase në “Twitter”.


Zyrtarët theksojnë se zjarri ka potencial të madh për t’u përhapur dhe kanë urdhëruar evakuime në të paktën gjashtë qytete.


Ishulli pësoi një tjetër zjarr shkatërrues javën e kaluar.

Sipas agjencisë meteorologjike AEMET, zjarret janë të zakonshme në Evropën Jugore gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës. Pothuajse gjysma e provincave të Spanjës janë në rrezik të lartë nga zjarret.

Etiketa: