SPANJË– Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thirrur një minisamit, të dielën në Bruksel, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të vendeve juglindore të Bashkimit Evropian si dhe të Serbisë dhe Maqedonisë, të përfshira nga një fluks masiv i migrantëve.

”Kam vendosur të mbledh në Bruksel, të dielën e ardhshme, një numër të kufizuar krerësh shtetesh dhe qeverish të vendeve të Ballkanit, i kthyer tashmë në një udhëkalim tragjik”, tha Juncker gjatë një udhëtimi në Madrid.

Përveç udhëheqësve të Maqedonisë dhe të Serbisë, janë ftuar të marrin pjesë edhe krerët e shteteve ose qeverive të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovenisë.

“Prioritet i këtij takimi mbetet përgjigjja ndaj një prej shteteve anëtare më të vegjël të BE-së, Sllovenisë, që po përballet me probleme serioze, thuajse ekzistenciale”, pohoi Juncker.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: