MADRID- Parlamenti spanjoll miratoi dje me shumicë votash planin e tretë të ndihmës ndërkombëtare për Greqinë, paraqitur deputetëve nga kryeministri, Mariano Rajoy.

Marrëveshja, që kishte mbështetjen e shumicës konservatore dhe opozitës socialiste u miratua nga 297 deputetë kundër 20. Partia e vogël ”Izquierda Unida” ishte i vetmi grup parlamentar që u shpreh kundër. Ministrat e Financave të zonës euro i hapën dritën e gjelbër këtij plani të tretë ndihme për Greqinë. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: