MADRID Të paktën 36 persona, pjesa më e madhe gjeorgjianë u arrestuan, mes të cilëve edhe kreu lokal i bandës kriminale të ish-Bashkimit Sovjetik “Vory v Zakone”, një grup mafioz shumë i rrezikshëm i specializuar për vjedhje, njoftuan autoritetet spanjolle.

”Kreu i këtij grupi të “Vory v Zakone”, bënte pjesë në personat e arrestuar në kuadër të këtij operacioni të gjerë ndërmarrë në bashkëpunim me Europol dhe policinë gjermane”, theksoi policia.

”Bëhet fjalë për një organizatë shumë të rrezikshme”, deklaroi për shtypin ministri i Brendshëm, Jorge Fernandez-Diaz.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: