Qindra zjarrfikës – të mbështetur nga avionë bombardues me ujë – janë angazhuar për të frenuar dy zjarre që kanë shpërthyer që nga e marta në lindje të Spanjës – me pjesën më të madhe të vendit në alarm të kuq – për shkak të nxehtësisë dhe flakëve, sipas swissinfo.ch.
Një zjarr në Benasau në rajonin lindor të Valencias – detyroi shërbimet e urgjencës të largonin disa qindra fshatarë nga shtëpitë e tyre – si masë paraprake.
Zjarrfikësit thanë se “zjarri po evoluon në mënyrë të favorshme” pas përpjekjeve parandaluese gjatë gjithë natës.
Një tjetër zjarr, në provincën Cuenca, ka djegur më shumë se 1 500 hektarë bimësi që nga e marta. Të dyja zjarret janë cilësuar si më të mëdhenjtë.
Shërbimi meteorologjik AEMET parashikoi temperatura maksimale prej 43-44 gradë Celsius – në disa pjesë të vendit, që pritet të jetë piku i valës së të nxehtit – ndërsa Ministria e Brendshme paralajmëroi për rrezik shumë të lartë ose ekstrem të zjarreve në të gjithë Spanjën.
Kjo është vala e tretë e të nxehtit në Spanjë – gjatë dy javëve të fundit.
Rritja e temperaturave globale për shkak të ndryshimeve klimatike kanë kontribuar gjithashtu në zjarre më të shpeshta edhe në vende të tjera – nga Kina në Kanada. Në Evropë, zjarret po “tërbohen” edhe në rajonin e Ballkanit.