Shërbimi spanjoll detar ka njoftuar se ka shpëtuar 59 migrantë, pothuajse të gjithë të mitur, nga një varkë në përpjekje për të bërë një kalim të rrezikshëm në Detin Mesdhe.

Shërbimi ka njoftuar se migrantët ishin vërejtur sot nga patrulla e Gardës Civile në Ngushticën e Gjibraltarit dhe më pas janë shoqëruar nga anija e shpëtimit.

Garda Civile njoftoi se kishte 51 të mitur në mesin e migrantëve.

Udhëtarët tjerë ishin shtatë gra dhe një burrë. Sipas shërbimit të shpëtimit, migrantët besohet të jenë me origjinë nga Afrika e Veriut.

Spanja është bërë një pikë kryesore hyrëse për migrantët në Evropë në vitin 2018 me rreth 57 mijë kalime të paligjshme të kufirit.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) më parë bëri të ditur se gjatë vitit 2019, gjatë kalimeve të rrezikshme përtej Detit Mesdhe kanë humbur jetën 840 persona.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb