Po bëhet çështje kombëtare vendimi i Federatës Spanjolle për të zhvilluar Superkupën në Arabinë Saudite. Sipas “Cadena Ser”, TVE, televizioni publik në Spanjë, ka vendosur të mos marrë pjesë në garën për të siguruar të drejtat e transmetimit të këtij evenimenti, kjo për një arsye të qartë sipas tyre: “Superkupa është vendosur të zhvillohet në shtet ku të drejtat e njeriut dhe lira e fjalës nuk respektohen”. Shumë ndryshe në fakt është ideja e presidentit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, i cili është shumë i lumtur që ka arritur një marrëveshje të tillë:

Rubiales
Rubiales

“Superkupa ishte e destinuar të vdiste në gusht, atëherë kur ishte parashikuar të zhvillohej. Parat e fituara nga kjo zgjedhje do të shkojnë për futbollin e femrave, do të shkojnë aty ku është e nevojshme. Sigurisht parat janë shumë të rëndësishme në futboll”, shpjegoi Rubiales. Për herë të parë Superkupa do të vij me një format të ri, do të jenë katër ekipe që do të marrin pjesë, Real Madrid, Barcelona, Valencia dhe Atletico Madrid, ky turne do të zhvillohet nga data 8 deri më 12 janar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb