Prodhuesi amerikan në fushën e transportit Uber njoftoi prezantimin në Madrid të skuterëve të parë elektrikë me vetëshërbim në Europë, nëpërmjet filialit të saj ‘’Jump’’.

“Uber përzgjodhi Madridin për prezantimin e parë në Europë të ‘’Jump by Uber’’, shërbimi i skuterëve elektrike. Përdoruesit e kryeqytetit zotërojnë madje që sot një alternativë të re për të lëvizur në qytet”, thuhej në një deklaratë të grupit amerikan.

Kompania, e cila ushtron ndërkohë aktivitetin e saj në Madrid me shërbimin e automjeteve pa drejtues (VTC), të kontestuara nga taksitë dhe shpërndarjen e ushqimit (kateringut), vë në dispozicion 566 skuterë të cilët mund t’i rezervosh nëpërmjet aplikacionit të saj për 1 euro duke i shtuar vlerës 12 cent për minutë kohë përdorimi.

Uber po ndryshon rrënjësisht lëvizjen urbane me VTC-të dhe tani synon të shtojë gamën e produkteve me biçikleta, skuterë dhe madje edhe atë të transportit të mallrave, me ofrimin e dhënies me qira të skuterave në disa qytete amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb