Prestigjiozja spanjolle “AS” i ka bërë jehonë fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.
Në artikullin e dedikuar kësaj sfide ata shkruajnë se ‘kjo ishte ndeshja e jetës për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, të cilët janë shqiptarë me origjinë nga Kosova’.
Gazeta evidenton faktin se babai Xhakës është një i burgosur politik i luftës, ndërsa për Shaqirin thotë se prindërit e tij lanë Kosovën në vitin 1992, si pasojë e luftës.
Ndaj, shton “AS”, festa e tyre duke bërë shqiponjën fsheh një histori mbrapa.
(e.k/BalkanWeb)