TIRANE – Nuk u fut në zgjedhjet e 25 qershorit, por pas vakancës së krijuar nga dorëzimi i ish-ministrit Tahiri, Spartak Braho rikthehet në parlament.

Gazetarja Marsela Karapanço raporton për BalkanWeb, se pas vakancës së krijuar nga dorëzimi i mandatit të Saimir Tahiri, Braho ka pranuar mandatin e deputetit.

KQZ do të vendosë nesër për vakancën e krijuar nesër në orën 13:00.

Spartak Braho ishte i 19-ti në listën e PS në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar.  Aktualisht, Braho është këshilltar për parlamentin në kryeministri

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb