TIRANË

Avokati Spartak Ngjela tha se ndryshe nga se pretendohet, sot në vend nuk ka krizë  politike. Ngjela i ftuar në emisionin “Real Story” në News  24,  theksoi se opozita me daljen nga Kuvendit bëri dy gabime të rënda duke humbur betejën parlamentare, por edhe mbështetjen e perëndimit.

“Duhet të përcaktojmë njëherë se nuk ka krizë. Kriza është vetëm në Parlament. Bllokimi i parlamentit quhet krizë politike. Pushteti luhet atje. Opozita iku. Tani ka bërë dy gabime të rënda në funksion të vetvetes. E para nuk kuptoi se politika amerikane dhe gjermane nuk do t’ia pranonin ikjen nga parlamenti. E bënë dhe dolën fitimtarë. Çështja është  se ata menduan se kështu do të ishte kriza më e madhe. Por dështuan . Nuk e krijuan dot krizën. Ja ku jemi. Kur ti ke kaq fuqi për të bllokuar kanalet e shtetit, si nuk paske fuqi për të mbrojtur votën. Humbën edhe parlamentin edhe mbështetjen e perëndimit.

Perëndimi  nuk ta pranon këtë, sepse kjo tregon se je i paaftë. Rregulloje kodin zgjedhor. Opozita e pa se nuk ka rrugëdalje, por duhet të fillojë politikën. Ajo nuk është në parlament. Rama më mirë do të bashkëpunojë me këtë se  nuk di se kush drejton opozitën parlamentare që është në Kuvend. Rama nuk e di se sa e do reformën, por nuk mund të thotë se nuk më lë opozita”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: