Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se protestat e opozitës janë demonstrata që kërkojnë të sjellin anarki.

“Raporti mes së vërtetës dhe fjalës nuk është normal. Duhet të jetë proporcional. Kanë qenë vetëm 2 500 vetë. Deri te ura ishte mbushur dhe janë vetëm 2500 metra katrorë. Ata po t’i shikosh me dron janë edhe më pak, por po e marrim se janë kompakt. Ekspertët thonë se në një metër katror nuk rrinë më shumë se 1-2 vetë. Ti mund të thuash janë edhe 100 mijë, por nuk janë aq, BE e di, SHBA e di. BE dhe SHBA janë arbitri dhe autoriteti. Nëse në 5 sheshe të qyteteve më të rëndësishme të vendit ka plot njerëz, rrëzohet qeveria. Sharl De Gol nuk e dha dorëheqjen kur dolën 1 milionë, kur dolën 10 milionë, dha dorëheqjen”, tha Ngjela.

Ngjela theksoi se protestat e opozitës janë antiperëndimore, duke thënë se kostoja më e madhe bie mbi PD, që sipas tij, ka tradhtuar elektoratin e vet.

“Koston e zgjedhjeve e ka sjellë PD. Ata ia kanë hequr pjesës së vet të shoqërisë që të mos kenë më përfaqësues. Një parti e ka bërë këtë në botën perëndimore. Partia Socialiste italiane u shkri, ia mori Partia Komuniste të gjitha. Mirpo nuk është njësoj krahasimi. Opozita te ne është kundër qytetërimit perëndimor”, deklaroi Ngjela.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb