Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4 speca gogozhare, ½ fileto pule, 100 gr djathë të verdhë, 1-2 kokrra vezë, 1 lgj kos, ½ presh (pjesa e bardhë), 1 domate, Kripë, piper
Vaj ulliri.

Përgatitja

Fillimisht pastrojmë specat nga farat. Presim fileton e pulës në kubikë shumë të vegjël dhe i pjekim lehtë në një tigan që nuk ngjit.

Ndërkohë grijmë në rende djathin, domaten dhe preshin. Rrahim vezët me pak kos dhe i përziejmë të gjithë përbërësit bashkë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe fillojmë mbushim specat.

I spërkasim në fund specat me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe për një shije më të mirë dhe me pak djathë kaçkavall dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb