Nga: ZONJA KATERINA

8 speca, 1 domate, 1 spec të kuq gogozhare, 1 spec djegës, 200-300 gr gjizë
1 tufë majdanoz, 4-5 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, rigon

Pastrojmë specat dhe i hapim nga pjesa e bishtit si kapak. Përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe me masën e përgatitur mbushim specat. I rrjeshtojmë specat e mbushur në një tavë dhe i spërkasim me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb