Nga: ZONJA KATERINA

8 speca, 2-3 qepë, 2-3 patate, 3-4 domate, 1 filxhan vaj ulliri, 2 lgj salcë domate ose 1 gotë pure domate, 1 ½ gotë bollgur, 1 lç fara piperi djegës, 1 lç rigon, ½ lç kumel, 1 litër ujë, 1 lgj koncentrat perimesh, Kripë, piper

Pastrojmë fillimisht specat nga farat. Presim patatet në pjesë të mëdha. Një qepë e presim në feta ndërsa dy qepët e tjera i grijmë imët.

Tek bollguri hedhim 1 lugë salcë domate ose 1 filxhan pure domate, 1 filxhan vaj ulliri, qepët e grira në rende dhe erëzat. E trazojmë mirë këtë masë dhe me të mbushim specat. I rrjeshtojmë specat e mbushur në një tenxhere me fund të gjerë. Specat e mbushur i mbyllim me nga një kapak domate. Ndërmjet specave vendosim nga një fetë patate dhe qepë.

Në një tenxhere hedhim pak vaj dhe 1 lugë salcë domate. E kaurdisim salcën sa të largohet era dhe shtojmë buljonin e përgatitur me 1 litër ujë dhe koncentrat perimesh. E lemë të marrë valë dhe më pas e hedhim në tenxheren me specat e mbushur. Vendosim mbi specat një pjatë dhe më pas e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të gatuhet në temperaturë mesatare.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb