Nga: ZONJA KATERINA
8 speca për mbushje
500 gr gjizë ose djathë
1 tufë majdanoz
1 tufë koper
2 kokrra domate
2 kokrra vezë
3 lgj galetë
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Fillimisht pastrojmë specat nga farat. Vendosim në një tas gjizën, vajin e ullirit, dy vezë, galetën, kripën, piperin e zi, majdanozin dhe koperën. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas mbushim specat.
I vendosim specat në një tavë të lyer me pak vaj dhe mbi mbushje vendosim nga një fetë domate. I vendosim specat në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)