Nga Zonja Katerina
Përbërësit

8 speca të medha për mbushje, 300-400 gr mish të grirë, 1 qepë të thatë, 1 kokërr vezë, 1 tufë majdanoz, 2 lugë oriz, 4 lugë vaj ulliri, 1 lugë miell, 1/5 litër lëng mishi ose perimesh, 2 filxhanë domate pure, Kripë, piper.

Përgatitja

Pastrojmë specat mirë nga farat.

Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën të grirë imët, orizin, majdanozin, kripën, piperin dhe 2 lugë vaj ulliri. E përziejmë mirë dhe me këtë masë mbushim specat.

Në një tenxhere hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim miellin derisa të zverdhet. Më pas shtojmë lëngun e mishit dhe sapo të marrë valë shtojmë purenë e domates. Rregullojmë shijen e salcës me kripë dhe piper dhe sapo të marrë valë shtojmë specat e mbushur të cilat i lemë të ziejnë në salcë në temperaturë mesatare.

Pasi të ketë përfunduar i servirim ashti siç janë ose shoqëruar me pure ose me oriz sipas dëshirës.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: