Nga: ZONJA VJOLLCA*
Speca të verdhë me qumësht

1 kg speca të verdhë
1 kg qumësht
1 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle kos

Pastrojmë specat të cilët duhet të jenë me lëkurë të hollë dhe me tul. Largojmë farat dhe i presim përgjysëm. I vendosim në një kavanoz qelqi duke i puthitur mirë njëra pas tjetrës. Ziejmë qumështin duke shtuar një lugë kripë dhe ashtu të nxehtë e hedhim në kavanoz mbi speca. E lemë kavanozin të pa mbyllur derisa qumështi të ftohet pak dhe të jetë i vakur. Hollojmë një lugë gjelle kos me pak qumësht dhe e shtojmë tek specat duke e trazuar pak. E mbyllim kapakun dhe e mbulojmë kavanozin duke e izoluar mirë me një mbulesë tavoline (njësoj siç veprojmë kur zemë kos). E lemë të mbuluar për 24 orë më pas e zbulojmë, e vendosim në frigorifer dhe e servirim duke e spërkatur me pak vaj ulliri.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: