NGA: Aurora Golemi
Në 15 vite rrugetim akademik Univeresiteti ‘Luarasi’ ndertoi standarde cilesie dhe pergjegjesie sociale që u kthyen në tradite, që i dhanë emrin e mirë institucionit dhe brezave te cilet u formuan dhe dolen nga bankat e Luarasit. Vit pas viti Univeresiteti Luarasi ka ardhur ne rritje dhe sot eshte me tre fakultete: te Drejtesise, Ekonomise dhe te Teknologjise se Informacionit dhe Inovacionit, duke iu përshtatur me programet e tij kërkesave dhe nevojave të tregut të punës, si lokal dhe global. Vit pas viti cilesia e studenteve te rinj ka ardhur ne rritje.

Luarasi është një ndër 4 institucionet e arsimit të larte i vleresuar ekselent nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Rektori i Luarasit, profesor Et’hem Ruka thotë se akreditimi i plote dhe çertifikimi per 6 vite akademike eshte vule besueshmerie per opinion publik. Me vleresimin maksimal dhënë nga agjencia prestigjoze britanike “Quality Assurance Agency” ne fushen e arsimit “Luarasi” plotëson të gjithë tablonë e asaj çka duhet vërtet të ofrojë një institucion arsimor, që mbi të gjitha, synon të mbajë lart emrin e vet dhe i drejtohet atij segmenti të studentëve të cilët duan një arsimim elitar, e që kërkojnë të kenë vëmendje gjatë kohës së formimit të tyre. Këtë vit “Luarasi” u angazhua fuqishëm, si asnjëherë më parë, në një fushatë intensive të këshillimit të karrierës me maturantë të qyteteve dhe fshatrave të ndryshëm, kudo në Shqipëri.

Fakt është që në të gjithë gjimnazet e mëdha është ofruar këshillim cilësor karriere, nga stafi akademik dhe administrativ i “Luarasit”, me një pjesëmarrje të vetë rektorit Et’hem Ruka, zv.rektorëve, dekanëve, përgjegjësve të departamenteve, si dhe administratorëve të “Luarasi”, duke treguar kështu një kujdes të veçantë për të ofruar më të mirën e mundshme nga i gjithë stafi drejtues. Ruka tregon se nga takimet ne rang vendi për këshillimin e karrierës me stafin e tij takoi nga afer rreth 25 mijë maturantë. Mijera gjinaziste te fshatrat me te thella i kane pritur me kërshëri grupet perfaqesuese te Luarasit, pasi nje gje e tille s’kishte ndodhur asnjehere, nga asnje universitet tjeter.

Profesor Ruka tregon se te rinjte mikloheshin menjehere nga informacioni qe merrnin ku perfshiheshin edhe keshillat se cfare duhet te benin per te vijuar studimet e larta. Kontakti ishte i drejteperdrejte ndersa informacionet e dhena, te qarta dhe konkrete. Maturantët, pas leksioneve të hapura, kanë treguar interes te madh, dhe kanë kërkuar të regjistrohen sa më parë te Luarasi. Rektori Ruka më tej sqaron të gjitha arsyet se pse ky kolegj universitar është zgjedhja më e mirë për të ardhmen. “Univeresiteti Luarasi si institucion i vlerave merr persiper jo vetëm jetën dhe aktivitetet akademike, por edhe pergjegjesi sociale per te perkrahur me te talentuarit nga te gjitha shtresat dhe fushat, duke mbeshtetur me bursa bazuar mbi parimin e meritokracise dhe motivon nxënës dhe studente të ekselencës që përzgjedhin Luarasin”, tha Et’hem Ruka.

Pedagoget e Luarasit nuk duan që studentët të vijnë të dëgjojnë vetëm leksionin e radhës, të japin përgjigje dhe të largohen. Ata duan të brumosin të ardhmen e të rinjve. Dekanet e Luarasit ndihmojnë maturantet që jane ne dileme të bëjnë një zgjedhje për të ardhmen e tyre, ta konsiderojnë si alternative paresore Luarasin, pasi ky universitet nuk ofron vetem auditore ku mësohet por nje eksperience unike me qe finanlizohet me nje diploma të vyer në tregun e punës. Për dekanen e fakultetit te Drejtësisë Rezana Konomi, klinika ligjore ka përfitime të shumëfishta për njerëzit në nevojë dhe studentët, të cilët pas kësaj eksperience do të kenë profilin e tyre të juristit. Klinika Ligjore e Kolegjit Universitar “Luarasi” është më e mira ndër të gjitha simotrat e saj në Shqipëri; studentët këshillojnë falas dhe ndërhyjnë për shumë çështje ligjore të qytetarëve në pamundësi ekonomike.
“Mësimi i gërshetuar me praktikën është kthyer tashmë në moton e universitetit, i cili në këtë vit akademik ka siguruar disa partnere dhe bashkëpunëtorë qe ndihmojne studentet ne arritjet e tyre akademike” tha Konomi.

Sa i takon fakultetit ekonomik, dekani Mateo Spaho rendit bashkëpunimet e shumta qe ka me biznesin vendas e te huaj, këtu veçohet edhe kompania globale Procter and Gamble ka e cila e ka përzgjedhur kolegjin Luarasin si pikë referimi për të rekruatuar ne rradhët e saj studentet me te shkelqyer
“Këtë vit akademik “Luarasi” do të çelë Fakultetin e ri për Teknologjinë e Informacionit dhe Inovacionit. Hapja e fakultetit te trete atij te Teknologjise se Informacionit dhe Inovacionit i jep këtij institucioni te arsimit te larte statusin e Universitetit. Zëvendës Rektorja e “Luarasit” tregon detajet lidhur me programet e studimi”, tha Spaho.

Ndërkohë, Prof. Assoc. Dr Anni Dasho Sharko, zv rektore “Luarasi” tha se: “Pajisja me njohuritë me te fundit mbi teknologjinë është bere çështje jetësore. Sot askush nuk mund të verë në diskutim rolin e pazëvendësueshëm që luajnë teknologjitë e informacionit në jetën ekonomike, sociale dhe politike. Programet e studimit te udhëhequr nga pedagoge te motivuar dhe energjike do iu shërbejnë studenteve per te qene lider ne disa fusha te cilët do krijojnë, zbatojnë dhe menaxhojnë teknologjinë e informacionit në biznes”.

Zëvendës rektorja thotë se profili i sigurisë kibernetike është një përgjigje e drejtpërdrejt ndaj kërkesës në rritje të bizneseve dhe tregut të punës, që operojnë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, por edhe në fusha të tjera të ekonomisë. Zevendes rektorja Anni Dasho hedh drite edhe mbi funksionin e qendrës FAB pranë Luarasit. Tek Luarasi jane diplomuar qindra studente per te cilet tregohet kujdes i vecante te marrin dijet me te fundit në mënyrë që të punesohen brenda vitit te pare pas diplomimit. Studentet jane padyshim fytyra e Luarasit. Te ardhmen e tyre ia kane besuar universitetit qe ben diferencën. Disa janë pjese e intershipeve ne kompanite e grupit Hysenbelliu grup, ku u jepet mundesia qe dijet teorike ti vendosin ne praktike.

Studentet e Luarasit, institucion arsimor qe është pjesë e Hysenbelliu grup me President zotin Irfan Hysenbelliu, mund ta quajnë veten me fat në krahasim me studentet e universiteteve te tjera, pasi kane nje mundesi me teper per te gjetur nje pune ne gjirin e games se gjere me 20 kompani që ka grupi. Zyrat qëndrore të Hysenbelliu Group kanë mirëpritur studente të kolegjit universitar Luarasi, te cilet kane kryer praktikat mesimore. Në tregun e punës studentët e të diplomuarit në Luarasit janë nga më të kërkuarit, sepse politikat e universitetit janë që të ndiqet zhvillimi dhe promovimi i gjithesecilit. Statistikat e Luarasit tregojne se rreth 80% e studneteve te diplomuar janë punësuar menjëherë pas përfundimit të studimeve, ndërsa të tjerë e kanë mbushur rrugën e dijes me specializime të mëtejme në Universitetin Cambridge të Londrës, Oxford, La Sapienza në Romë, apo ne disa uiversitete ne Paris e me gjere ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Edhe pse i kane kryer studimet tek Luarasi ata kthehen serish. Si ish studente por edhe pjese e Alumni. Ata mbajne lidhur te shkuaren me te ardhmen. Luarasit ia dedikojne nje pjese te mire te suksesit e tyre. Një sërë marrëveshjesh mes Luarasit shumë agjencive vendase dhe universiteteve të huaja i kanë shndërruar auditoret në vende debati të gjallë, për problemet që lidhen me formimin teorik e praktik të studentëve.

Ne universitetin Luarasi zhvillohen çdo javë me dhjetra aktivitete të ndryshme ekstra-kurrikulare, që nga leksionet e hapura me lektorë të njohur dhe trainier nderkombetare , te cilet frymezojne dhe motivojne te rinjte me historite e tyre te suksesit. Duke e shnderruar Luarasin ne nje adrese nderkombetare. Pedagogë e profesorë, politikanë e biznesmenë nga më të suksesshmit në vend e në botë janë gjithmonë të pranishëm në auditorët e Luarasit për të frymëzuar modele e hapur vizione për secilin student. “Luarasi” është i vendosur në një nga zonat më të preferuara universitare të kryeqytetit dhe disponon një infrastrukturë të shkëlqyer, duke ofruar kushtet më të mira për mbarëvajtjen e mësimit dhe për argëtimin e studentëve.

Cilësia e lartë e mësimdhënies, vlera e diplomave ne tregun e punes, jeta e gjallë studentore, lidhja e formimit teorik me veprimtarinë e gjallë praktike, janë një ofertë e hapur për maturantët që duan diploma të merituara në fushën e drejtësisë, të ekonomisë dhe tashme edhe ne teknologjinë e informacionit e inovacionit. Nuk janë vetëm këto arsyet pse të rinjtë duhet të drejtohen tek Universiteti “Luarasi”, si mundësia më e mirë për më të mirët. Të tjerat do t’i zbulojnë vetë sikurse gjeneratat e viteve të shkuara. Sakaq, tarifat vjetore të studimit janë një tjetër komponent i rëndësishëm, që prekin direkt xhepat e familjeve shqiptare. “Luarasi” aplikon tarifat më të lira në tregun e arsimit të lartë publik per cilesine me te mire te mesimdhenies , vlerave dhe mundesive qe ofron.

Ne 15 vite Univeresiteti Luarasi prezantoi vlerat e një institcioni cilësor dhe elitar, që punon për krijimin e elitave të profesonistëvë, duke I aftësuar dhe përgatitur për tregun e punës dhe shoqërinë. Profesor Aleks Luarasi kishte nje enderr. Donte te themelonte nje institucion arsimor elitar privat. Dhe ashtu bëri, themeloi Universitetin Luarasi, i pari institucion privat arsimor ne Shqiperi.
Fillimisht u hap fakulteti i drejtësisë me staf akademik dhe tekniciene të fushës me më të mirët në sistem, me Studentë që u përzgjodhën mbi bazën e notës mesatare të shkollës së mesme, mbi 8,5. Profesor Luarasi ka pare edhe lot ne sytë e maturantëve te cilët nuk e arrinin kete mesatare.
Ashtu si 15 vite me pare, maturantet dhe studentët e konsiderojnë Luarasin si institucion I vlerave dhe mundësive.

Sot, ata janë më kërkues, hulumtues dhe me këmbë në tokë kur vjen fjala për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe kujt mund ti besojnë investimin më të madh për fillimin e një karriere të suksesshme se sa universiteti “Luarasi”. Me këto elemente dhe vlera “Luarasi” plotëson të gjithë tablonë e asaj çka duhet vërtet të ofrojë një universitet, që, mbi të gjitha, synon të mbajë lart emrin e vet dhe që i drejtohet atij segmenti të të rinjve që duan një arsimim elitar, që kërkojnë të kenë dhe te jene te vleresuar dhe te përfshire gjatë gjithë formimit te tyre ne Luaras. Luarasi nisi si një ëndërr, qe sot realizon endrrat e te rinjve për një ardhme me te mire dhe te sigurt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb