Nga: AURORA GOLEMI
TIRANE – Snow-den mbiemri i tij të kujton ftohtësinë e deborës, që të fut të dridhurat. Të njejten ndjesi iu shkakton ky mbiemer agjencive shtetërore amerikane.
Eduard Snowden, një specialist i botes kompjuterike, tronditi nga themelet, botën e fshehtë të inteligjencës se shtetit me të fuqishëm në glob. Ai u bë protagonist i nje prej rrjedhjeve me te medha te dokumentave sekrete që kanë ndodhur ndonjëherë. Tronditja e opinionit botëror dhe kureshtja për të ditur sa më shumë për ato cka zbuloi Snowden, bëri të harrohej disi Wikileaksi i Julian Assange, i cili publikoi dokumenta sekrete shteterore amerikane dhe boterore 6 vite me pare.

Parimi themelor është gjithmonë i njëjti: Pushteti nuk duhet të ekspozohet në dritën e diellit!
Edward Snowdeni u bë njeriu më i kërkuar i botës pasi nuk donte të behej palë. Në tre vitet e fundit bota ka mësuar shumë gjëra të rëndësishme për pushtetin e shtetit dhe forcat që përcaktojnë politikën e tij, por edhe një temë të lidhur ngushtë: Konceptin e errët dhe të paqartë të transparencës. Natyrisht, merita iu takon dokumentave të survejimit të Agjencise së Sigurisë Kombetare që u zbuluan prej luftëtarit kurajoz për lirinë e informacionit, Edward Snowden shkruan shkrimtari dhe filozofi i mirenjohur amerikan Naom Chomski.
Snowden edhe sot e kesaj dite është akuzuar në atdheun e tij në Shtetet e Bashkuara për “vjedhje të pronës qeveritare”, per “komunikim të paautorizuar të informacionit kombëtar të mbrojtjes” dhe “komunikim me paramendim të informacionit të klasifikuar”, ku secila prej këtyre akuzave dënohet me 10 vite burg.

Agjencia e Sigurimit Kombetar Amerikan ose NSA për shumë kohë ka qenë e njohur si “No Such Agency”, e thënë shqip ”nje agjenci e tillë nuk ekziston”.
NSA-ja u krijua ne vitin 1952 nga presidenti amerikan Harry Truman per te monitoruar komunikimet e huaja. Per dekada me radhe krijimi i kësaj organizate u mbajt tepër sekret.
Edhe sot struktura dhe aktiviteti i NSA mbeten te panjohura për publikun e gjerë.
Numri i nëpunësve është një e dhënë rreptësisht e klasifikuar. Te pyetur pas publikimit te skandalit se sa individë monitorohen, NSA ka thënë se nuk i ka mjetet për të dhënë një shifër te sakte.
Survejimet dhe monitorimet ne Shtetet e Bashkuara shpërthyen pas 11 shtatorit te vitit 2001 kur presidenti amerikan Goerge Bush autorizoi agjencinë të përgjonte amerikanet pa kërkesën e mëparshme për urdhër përgjimi. Në 2013 Eduard Snwoden do te deklaronte se kur punonte si kontraktor i agjencisë kombëtare te inteligjencës kushdo mund të përgjohej madje edhe vete Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

“Ne përgjojmë këdo, kudo. Une kisha lejen të përgjoja kedo. Ty (gazetarin), një gjykatës federal, edhe presidentin në qofë se do kisha e-mail e tij personal.”
I menjëhershëm ishte reagimi i zyrtareve te Shteteve te Bashkuara lidhur me këtë pohim te Snowdenit, i cili sipas tyre po gënjente dhe se e kishte te pamundur të bënte atë që pretendonte
Snowden në Twitter
Ish- kontraktori i arratisur, Edward Snowden, i është bashkuar rrjetit social Twitter ne vitin 2015. Në pak minuta, ai mblodhi mbi 200 mijë ndjekës, ndërsa i vetmi “follow” që ka bërë ai vetë është Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA), për të cilën punonte dikur.
Tingëllon thellësisht ironike nëse i hedhim një sy historisë së tij e cila ne 2013 beri xhiron e botës. Për shkak të agjencisë në fjalë, e cila për moto ka: Kurrë mos trego asgjë, 33 vjecari mund të mbylli sytë larg atdheut ne arrati ..pasi sakrifikoi gjithçka që kishte! “Dikur punoja për qeverinë. Tani punoj për publikun”, shkruan në profilin e tij, qe sot ndiqet nga mbi 2 milionë njerëz.
Snowden , i cili ka punuar me pare për NSA-ne dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) mandej, përsërit vazhdimisht se me mire te ishte pa një atdhe se pa zërin qe iu thote njerëzve te vërteten.
Per miliona bashkëatdhetar, ai është një hero dhe patriot, për të tjerë një tradhtar që duhet te kalbet ne burg përjetë për spiunazh apo me keq akoma te ekzekutohet.
Vete është shprehur se nuk është tradhtar e as hero, thjesht është një amerikan. Për presidentin amerikan Barak Obama është një haker në arrati.
Barak Obama, President i SHBA
“Jo, nuk do të dërgoj avionë qe të kapin një haker 29-vjecar!”

Ish kreret e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar mendojnë se është një spiun që duhet të përballet me akuzat dhe gjyqin qe e pret, sapo këmba e tij të shkelë në Shtetet e Bashkuara, pasi sipas tyre informacionet qe ka zbuluar kane rrezikuar jetë njerëzish.
Gjithcka nisi kur në dhomën e hotelit mondan ”Mira” në qendër të Hong Kongut zbarkuan disa gazetare, të cilët u kontaktuan nga ai vete për të publikuar historinë e bujshme. I pyetur nga gazetaret se përse e bëri këtë rrëfim, Snowden iu tha:

“Nuk dua të jetoj në një botë ku gjithçka bëj dhe gjithçka them, regjistrohet” .
Eduard Snowden, njeriu që tha se nuk dëshiron të jetojë me në një botë sekrete, zgjodhi me kujdes 2 gazetare te gazetës britanike “The Guardian” dhe nje producente dokumentarësh përmes kanaleve elektronike.
Ata e ndihmuan të publikojë të fshehtat shtetërore të shtetit më të fuqishëm. Më pas ai i pa edhe fizikisht përfaqësuesit e shtypit dhe me ta e bëri bashkë luftën kundër atyre që përgjojnë.
Snowden zbuloi materiale sekrete të Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Britanisë së Madhe në lidhje me programet e tyre përgjuese të qytetarëve në mbarë botën.
“The Guardian” botoi një pjesë të materialeve dhe informacioneve të Snowden duke përfshirë detaje mbi një shumëllojshmëri dokumentesh sekrete në lidhje me metodat e përgjimit të qytetareve amerikanë dhe evropianë si biseda telefonike, komunikime në shërbimet internetike si dhe informacione mbi programimet PRISM, Tempora, apo XKeyScore i quajtur ndryshe si programi që përgjon çdo veprim që kryhet online nga çdokush.

Analistet e NSA mund të kërkojnë të rrëmojnë jo vetëm përmes e-mailit, por edhe përmes numrit të telefonit, adreses IP, fjalëve kyce, dhe llojit te motorit të kërkimit që është përdorur.
Për të kërkuar e-maile një analist që përdor XKeyscore vendos e-mailin individual në një formlar kërkimi online, se bashku me justifikimin për kërkimin dhe për kohëzgjatjen e përgjimit të e-mailit.
Këto programe te NSA ishin aq sekrete sa edhe ligjvënësit amerikane nuk kishin dijeni për ekzistencën e tyre.
Snoëden para se te shfaqej publikisht bënte një jetë të rehatshme ku përfshihej një rroge prej 200 mijë dollarësh ne vit, karriere te qëndrueshme në një ndër vendet më të mrekullueshme të globit nw Hawaii, një partnere simpatike dhe një familje që ai e adhuron.
“Jam gati t’i sakrifikoj tё gjitha kёto me vullnet tё plotё pasi nuk mundem t’ia lejoj ndёrgjegjes time qё tё shoh sesi qeveria e ShBA-sё shkatёrron privatёsinё, lirinё e internetit, dhe liri tё tjera bazё pёr njerezit nё tё gjithё botёn me anё tё kёtij mekanizmi gjigand tё pёrgjimit qё ajo po ngre me makinerite e tyre te survejimit ne mase qe po ndërtojnë fshehurazi””
Snowden iu tha gazetareve se materiali i dhëne prej tij ishte vetëm një përpjekje “për të informuar publikun për atë që është bërë në emër të tij dhe kundër tij”.
Nje dite pas daljes publike nuk vonoi akuza nga prokuroria amerikane me 14 qershor 2013. Prokurorët federalë amerikanë paraqitën një dosje, te bërë publike më 21 qershor, e cila akuzon Snowden për vjedhje të pronës qeveritare, komunikim të paautorizuar të informacionit kombëtar të mbrojtjes, dhe komunikimit me paramendim të materialeve të shërbimit sekret; dy akuzat e fundit janë bazuar në aktin anti-spiunazh të ShBA. Informacionet e shpërndara nga Snoëden konsiderohen si nder seriozet në historinë e NSA-së.
Po kush eshte Eduard Snouden?
33 vjecari i cili mori përgjegjësinë për ekspozimin e programeve kryesore të survejimit, duket se nuk ka mundur të përfundojë shkollën e mesme, por është futur dhe ka përparuar me shpejtësi në qarqet e zbulimit të Shteteve të Bashkuara.
U rrit në Elizabet City ne shtetin e Karolinës së Veriut dhe në Maryland.
Në një intervistë tek gazeta “The guardian” thote se nuk e kishte përfunduar kurrë shkollën e mesme, por kishte marrë klasa kompjuteri në kolegjin e Marylandit dhe diplomën e arsimit të përgjithshëm.
Gazeta citon ushtrinë amerikane të ketë thënë se Snoëden u regjistrua në forcat rezerviste, si pjesëtar i forcave speciale në maj të vitit 2004, por nuk e përfundoi trajnimin dhe u përjashtua nga radhët e ushtrisë 4 muaj më vonë.
Snoëden i tha gazetës se e ndërpreu karrierën e tij ushtarake pasi theu të dyja këmbët ne një aksident gjatë stërvitjes baze ne Georgia. Stervitja ishte shkatërruese për të. Edhe pse kishte një performance fizike te pranueshme, ai nuk mundi te kualifikohej per te qene pjese e Forcave speciale .
Pas nderhyrjes se Shteteve te Bashkuara ne Irak, Eduard donte te luftonte ne front dhe e kishte menduar seriozisht te niste karrierën ne Forcat e Armatosura.
“Doja te luftoja ne luften e Irakut pasi e ndjeja ne ate kohe se kisha nje detyrim si nje qenie njerëzore te ndihmoj që njerëzit të clirohen nga shtypja”.
Në 2005, Snowden filloi për herë të parë punën si roje sigurie për agjencinë e sigurimit kombëtar NSA, që e caktoi atë në një objekt zbulimi në Universitetin e Marylandit.
Po sipas gazetës, talenti që kishte për shkencën kompjuterike ra menjëherë në sy dhe e ndihmoi atë të gjente punë në CIA, si specialist i sigurisë së teknologjisë së informacionit. Snowden thotë se interneti “ është shpikja më e madhe e njerëzimit”
Edhe pse diplome të mirëfilltë universiteti, ai ishte eksperti me aftësi impresive rreth teknologjisë së kompjutërave dhe demonstronte inteligjence të klasit të lartë.
Me vone pasi ra ne sy nga ekspertet e CIA-as. Ai u emërua në misione zbulimi diplomatike në Evrope , por agjencia e zbulimit edhe sot e kësaj dite , refuzon të konfirmojë, ose te mohojë që Snowden të ketë qenë punonjës i saj.

Në moshën 25 vjecare ishte i mbështjellë me mister ndërkombëtar. E dërguan në Evrope në Gjenevë, Londër, Irlandë, Itali, Bosnje dhe Japoni në 2009.
Ishte aq i apasionuar pas Japonisë qysh në vitet e adoleshencës sa për një vit mësoi japonishten. Gjithmonë e kishte ëndërruar një vend pune në ishullin e perandorisë japoneze.
Kur ishte me detyreën e rradhës i caktuar ne ishullin Haëai ai kopjoi gjithe dokumentat sekrete si dhe fakte për eksiztencën e programeve përgjuese në një kartë memorie.
Shefave iu tha se do merrte ca jave pushime te qetësohej për shkak se vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Snowden nisi ti dërgonte mesazhe gazetarit te njohur dhe autoritar te “the Guardian”, Glenn Greenwald ne dhjetor te vitit 2012. Fillimisht nuk e identifikoi veten: Ne email shkruante:
“Kam disa informacione qe mund te te interesojne”
Gjithashtu e-maile ai i dërgoi edhe Laura Poitras, producentes amerikane të filmave dokumentare, një personazh i njohur për autoritetet amerikane si problematike dhe nje aktiviste e zjarrtë e lirive dhe te drejtave te njeriut. Snowden i shkruante ne e-mail Laures se ishte i vetëdijshëm për veprimet e tij
“E di qё do ta paguaj shtrenjtё kёtё veprim qё po ndёrmarr. Por dua qё ligjet sekrete dhe pushtetet ekzekutive qё sundojnё botёn tё shfaqen ashtu sic janё, qoftё edhe vetёm pёr njё çast tё vetёm.”
Hong Kongu
Në 20 maj te 2013 Snowden prenotoi një biletë fluturimi për në Hong Kong për mos u kthyer me në Shtetet e Bashkuara. E zgjodhi Hong Kongun pasi besonte se ishte nder vendet e pakta ne botë që mund t’i rezistonte kërkesës se SHBA –së për kthimin e tij, si dhe peër faktin se në këtë vend aziatik tregohet mbёshtetje tё fortё pёr tё drejtёn e fjalёs sё lirё dhe tё drejtёn pёr disidencё politike”.
Pasi mori dy javё leje nga puna dhe u pёrshёndet me partneren e tij, pa i thëne se ku do te shkonte dhe pa i zbuluar asgje nga misioni qe kishte ndermarrë, Snowden fluturoi ajrore pёr nё Hong Kong. Për t’ia dalë misionit të ndërtimit të një bote pa sekrete, gjakftohësisht kishte gjetur ndihmësit e tij, njerëzit që u besoi dhe më pas i besuan, si dhe ndërtoi një rrjet të sigurt komunikimi, para publikimit të të dhënave për përgjimet.
Argumenti i tij ne e-mail-et dërguar gazetareve ishte se do t’u zbulonte informata shumë të ndjeshme. Ai përfundonte komunikimet elektronik me fjalinë: “Mund t’i vërtetoj të gjitha këto”.
Ishte tronditëse, ajo çfarë ai pohonte dhe pretendonte ta vërtetonte.
Ne hotelin tepër modern në qendër të Hong Kongut u vendos te behej takimi me gazetaret.
Poitras dhe Greenwald kishin rene dakord te takoheshin me Snowden emrin e te cilit as fytyren nuk ia njihnin. E kishin lënë të takoheshin në një pjesë të qetë të hotelit pranë një aligatori të madh plastik.
I identifikuari si pjese e komuniteit te inteligjences ne e-mail-et qe kishin shkëmbyer, gazetaret po prisnin nje 60 vjecar thinjosh, me kostum fin e te sofistikuar.
Por gabuan përpara tyre qëndronte një djalosh i imët e nervoz 29 vjecar, ishte i zbehte dhe i frikësuar.
Kishte veshur bluxhikse dhe bluze te bardhe . Në dorën e djathtë për t’u identifikuar mbante kubin e Rubikut. Biseda mes tyre ishte e koduar me heret sesi do te zhvillohej:
Gazetari Greenwald: “Kur hapet restoranti?”
Edward Snowden: “Në darke, por mos shkoni aty, ushqimi ta shpif”
Ishte hera e parë që Snowden dilte nga dhoma e hotelit qysh prej mbërritjes. Gazetaret ne intervistat e mëvonshme, kujtojnë si ishte shume i frikësuar se mos përgjohej. Derën e dhomës së hotelit e kishte amplifikuar me një mal me jastëkë .
Pas derës së jashtme linte një gotë me ujë mbi një shami letre . Nëse dera hapej uji e ngjyroste shaminë e lyer me soje, me ngjyre te erret, e kështu kuptohej që dikush i paftuar ishte futur në dhomë papritur.
Madje kur ai futi kodin në laptopin e tij sipër hodhi një mbulesë të kuqe pasi i frikësohej ndonje kamere të fshehur përreth. Pamjet e gjithë këtyre veprimeve janë të fiksuara nga kamera e Laura Poitras. Ishte paranojak i madh , kjo për shkak të punës që kishte bërë deri tani në rangjet e inteligjencës amerikane përreth një dekade.
Ai e di tashme se organizata me e fuqishme dhe me sekrete e survejimit si Agjencia e sigurisë kombëtare së bashku me autoritetet e qeverise me te madhe në botë ishin duke e kërkuar
Nga intervista qe i dha britanikes “The Guardian” kishin kaluar 10 dite që bota ishte në kërkim të djalit me fytyrë të zbehtë.
Pasi intervista e tij u publikua fillimisht online ne faqen e webit të “Te Guardian’ e me pas në mbarë ekranet e globit, një komentues aludoi online se Snowden ishe në nje nga dhomat e hotelit “Mira” në Hong Kong. Komentuesi dixhital e kishte njohur ambietin e dhomës se hotelit pasi kishte parë njeë llambë në dhomën ku ishte xhiruar intervista.
Që neë fillim të intervistës Snowden zbuloi identitetin me kёrkesёn e tij. Qysh nga momenti kur vendosi tё ekspozojё dokumente qeveritare top sekret, Eduard e kish ndarё mendjen tё mos fshihej pas anonimitetit.
Gazetari Greenwald sapo filloi intevistën e bombardoi me pyetje. Kredibiliteti dhe integriteti si gazetar me përvoje varej në fije te perit. Jo vetëm reputacioni i tij por edhe e redaktoreve dhe emri i gjigandit mediatik“The Guardian”.
Imagjinonte se ne çdo moment dera e dhomës së hotelit mund të shpërthente nga agjentet sekrete amerikane dhe ai mund ta shikonte veten pas hekurave.
Kur Snowden po i përgjigjej gjithë siguri pyetjeve, të pranishmit në dhome morën frymë të qëtë pas gjithë atij ankthi. Snowden nuk iu kishte dal një bllof.
33-vjecari u tha se gjithkush çdo amerikan përgjohej në cdo kanal komunikimi. Madje kur gazetari nxori smartfonin e tij për t’i shkrepur një foto, Snowden u hodh perpjete i tmerruar mos do te na i ftosh edhe Agjecinë në këtë dhome? ia ktheu
Pastaj i shpjegoi se pajisjet e agjencisë ishin aq te afta sa të përgjonin smartfonet apo laptopet edhe nëse ishin te fikur. Informacioni merrej me atë në mikrofonit të celularit apo kompjuterit
Telefoni brenda dhomës te Snowden-it ishte një gabim qe mund t’iu kushtonte shumë. Kështu që përfundoi menjëhere në mbeturina.
“Nuk kisha asnjё lloj synimi pёr tё qёndruar fshehur,” pasi e di qё nuk kam bёrё asgjё tё gabuar”.
Megjithё vendosmёrinё e tij pёr t’u shfaqur nё publik ai u’a beri te qarte gazetareve se nuk e donte vёmendjen e medias, se e gjithe historia duhet te ishte cka ai po zbulonte dhe jo ai vetem. Ai deshironte te kthehej ne nje paralajmerues per njerezimin dhe jo nje hero i tyre
“Nuk dua qё vёmendja e publikut tё drejtohet drejt meje, por drejt asaj cfarё po bёn qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.”
Snowden theksoi gjatë intervistes se kishte vendsur t’i nxirrte sekretet ne publik pasi ishte frustuar me presidentin Obama i cili sipas tij vazhdonte politikat e paraardhesit Bush
“Me tё vёrtetё dua qё fokusi tё jetё tek kёto dokumente, si edhe tek debati qё ato do tё nxisin nё mbarё globin nё lidhje me atё se nё c’lloj bote duam qё tё jetojmё.”
Snowden duke pasur vetë qasje në sistemet e përgjimeve, tregoi me dokumente se amerikanëve iu përgjohen bisedat telefonike dhe komunikimet elektronike, me bekimin e organeve gjyqësore të shtetit.
Ai arriti te provonte se vizionet profetike të Xhorxh Oruellit kishin qenë të saktë: qeveritë përreth botës po spiunonin qytetarët e tyre, në një masë që pak kush do kish guxuar ta imagjinonte.
Falë Snoudenit, tashmë publiku mori vesh se vetëm në SHBA, NSA mbledh të dhëna për më shumë se tre miliardë telefonata në ditë dhe më shumë se 200 milionë mesazhe në tekst përditë.
Snowden zbuloi gjithashtu se si NSA monitoron komunikimet përmes kompanive të mëdha, përmes programit të saj PRISM, duke përfshirë Facebook, Microsoft, Google, Skype, You Tube, Yahoo dhe Apple , me pas të gjithë këto kompani e mohuan që të ishin në dijeni se kjo gjë po ndodhte. Emaile, video, fotografi, biseda zanore, detaje të rrjeteve sociale … të gjitha ishin në duart e NSA, madje edhe të specialisteve të nivelit të ulët.
Ai iu dha gazetareve mijera dokumente top sekret ku vërtetohej se përgjimet nuk kryheshin vetëm ne Shtetet e Bashkuara por edhe ne pjese te tjera te globit. Sipas dokumenteve top sekret te publikuara u ve re se ShBA kane kryer nder vite përgjime mes te cilëve edhe të institucioneve me të larta politike e financiare botërore përfshirë Organzien e Kombeve te Bashkuara, Bankën Boterore. FMN dhe Bashkimin Europian.
Pasi gjithecka u publikua, Snoëden fshehurazi doli nga hoteli ku qëndronte dhe u strehua për disa jave në një familje emigrantesh te paligjshëm nga Siri Lanka .
Me pas ai udhëtoi drejt Moskës ku pasaporta iu bllokua nga ShBA.
Snowden nga Rusia do te udhëtonte për në Ekuador ku shpresonte të merrte azil politik.
Por plani u prish. Ne aeroportin Shermetovio te Moskës ai shoqërohej nga një mbështetëse e Wikiliksit.
Nga Moska ai u beri kërkesë për azil poltik 21 vendeve. Nikaragua, Venezuela dhe Bolivia ofruan ta strehonin, por ai pati frikë se avioni i tij do të kapej gjatë fluturimit.
Sekretari i shtetit Xhon Kerri shfaqi habinë publikisht ndaj Rusisë, e cila refuzoi ta arrestonte te arratisurin.
Sakaq Autoritetet e inteligjencës amerikane thane se kurrë nuk do të informohen saktësisht për sasinë e informacioneve që ka nxjerr Snowden nga kompjuterët e qeverisë së Amerikës. Gazeta amerikane The Washington Post shkruan se ai kopjoi 1.5 milionë dokumente të klasifikuar si tepër sekrete. Një shifër kjo e konsideruar absurde dhe e sajuar për avokatin e Snowden, Ben Wizner.
Qe nga momenti qe pasaporta u çaktivizua dhe deri me sot Eduard Snowden është pa një atdhe.
Pas 39 ditësh ne hotelin e aeroportit të Moskës ai u largua me avokatin e tij rus dhe këshilltaren nga Wikileks Sara Herrison. Zyrtaret amerikane deklaruan njëzëri publikisht se tani ai mund ta shijojë lirinë nën regjimin e Putin gjë që po e bën me se miri.
Pas me shume se nje viti azil te përkohshëm ne Rusi, Eduard Snowden mori tre vite rezidence leje e cila përfundon ne vitin 2017. Ai jeton sot ne Moskë me partneren e tij prej vitesh fotografen amatore Lindsi Mills.
Nuk janë të rralla edhe intervistat që jep për mediat ndërkombëtare, të cilat menjëherë kthehen në kryetituj botërore dhe ngjallin shumë kureshtje nga publiku.
Ne një interviste dhënë në 2014 për themeluesin e TED, Chris Andresen Snowden tha se do te kthehej ne atdhe nëse gjyqi ndaj ti do te ishte publik dhe i drejte, Por fatkeqësisht tha ky gjyq nuk do te ishte i tille ndaj tij, jo për aq kohe sa ligji i spiunazhit përdoret kundra zbuluesve.

Mendohet se Agjencia kombëtare e Inteligjencës mbikëqyri komunikimet e 35 liderëve evropiane mes tyre edhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Kur foli për revistën gjermane “Stern” Snowden ofroi ndihme per autoritetet gjermane rreth përgjimeve të kancelares Merkel nga NSA-ja në këmbim me dhënien e azilit politik nga Gjermania. Por Gjermania refuzoi ta merrte atë ne mbrojtje sic duket nga frika e sanksioneve te mundshme nga ShBA.

Në 2014 Snowden ishte një ndër pretendentët për Çmimin Nobel për Paqen. Edhe pse nuk ishte fituesi, ai është vlerësuar me disa çmime për kurajën dhe aftësinë e zbulimit të të dhënave të paprecendente të vëzhgimeve shtetërore të cilat dhunonin proceset bazike demokratike dhe të drejtat kushtetuese te qytetareve anembanë botës.
Sot Snowden jeton i fshehur ne Rusi, sipas mediave del i maskuar rrugëve pasi rreziku për te vazhdon të jete i lartë. Avokati i tij rus Anatoli Kucerena ka thënë gjatë një interviste se ai nuk njihet kur del jashtë banesës së tij madje ka shpjeguar se Snowden është tejet i kujdesshëm me mjetet e komunikimit që përdor si smartfonet për shkak se i njeh mire taktikat përgjimit .

“Edward asnjëherë nuk përdor ‘iPhone’, ai përdor vetëm celularë të thjeshtë. Smartphonet kane softuer të veçantë i cili e aktivizon veten pa pasur nevojë pronari të prekë ndonjë buton, si dhe i merr të gjitha informacionet prej tij. Kjo është arsyeja kryesore se përse ai nuk e përdor këtë celular”, ka treguar Kucerena. Aktualisht shumë kompani kompjuterike i kanë ofruar atij një vend pune me pagesa marramendëse në Rusi
Shqipëria e përgjuar
Programi që Snowden denoncoi është i ngjashëm me makthin e Xhorxh Oruell ne romanin me titull “1984” dhe sigurisht të gjithë ne jemi të përgjuar përfshire Shqipërinë.
Kjo hartë e botës e publikuar nga “The Guardian” ne 2013 tregon sasinë e të dhënave që vilet nga secili shtet, në varësi të shkallës që ai vend është i rëndësishëm apo problematik.

Harta është ndërtuar mbi bazën e të dhënave të Snowden. Edhe vetë shtetasit amerikanë janë në listën e më të përgjuarve, edhe pse survejohen më pak se iranianët sipas hartës.
Ngjyrat që tregojnë këtë shkallë, vijojnë nga jeshilja e hapur, që tregon më pak të përgjuarit deri te e kuqja. ku ndodhen Irani dhe disa vende të tjera kryesisht ne lindjen e mesme .

Ngjyrat e ndryshme tregojnë se përgjimi dhe marrja e të dhënave është më intensive. Shqipëria në hartë shënohet me një ngjyrë të gjelbër, që tregon se jemi mesatarisht të survejuar. Në këtë hartë vendet më të përgjuara konsideroheshin të paraqiturat me ngjyrë te kuqe. Analistet mendojnë se cështja Snowden do të mbetet në listën e zyrtarëve të lartë amerikanë që do të negociojnë për vite me radhë.

Në një moment të caktuar analistet aludojnë se Amerika do të jetë në gjendje të bëjë nje oferte te konsiderueshme për Rusinë. Rrethanat atëherë do të jenë të përshtatshme, vëmendja e mediave do te jetë venitur dhe ndoshta atëherë Snowden do të transferohet në një vend tjetër, e pasi të kalojë një fare kohë në këtë vend papritur ai do të përfundojë në një gjykatë ne Honolulu apo diku gjetke në Shtetet e Bashkuara. Analistet thonë se padyshim që Snowden do të bënte një jetë me mirë diku gjetke, por se cili vend është ky askush nuk di gje.

Sot “Amnisti International” është një nga organizatat e cila sot e ka kthyer në kauze faljen e tij nga qeveria amerikane. Të tjera organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kërkuar amnisti dhe falje për Edward Snowden. Amnisti International deklaron se Sowden meriton azil politik kudo ne bote, teksa i fton të gjithë të marrin pjesë në debatin që po zhvillohet për të, thuhet me zë të lartë se bota e ka shembullin e saj që nëse bën gjënë e duhur nuk përfundon në kafaz apo në burg.

Shumëkush është i idesë se Snowden i tregoi popullit amerikan se të drejtat kushtetuese nuk duhen nënvlerësuar kurrsesi .
E për shkak të asaj cka Edward Snowden bëri bota nuk do të jetë më asnjëherë ashtu si ishte.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb