I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, i ftuar Arben Shytaj, specialist i bujqësisë, Agronom foli për mashtrimin me produktet Bio dhe mungesën e informimit si të fermerëve dhe të konsumatorëve.

“Abuzohet shumë me tregtimin e produkteve Bio, në të cilat futen elementë të kimikateve. Ka prodhime që plotësojnë normativat, por në kushtet që ka një sulm të kimikateve në ushqim, kemi problemin me përpunimin e prodhimit dhe konsumatori është i rrezikuar nga kimikatet. Prodhimi Bio është krejtësisht i pastër, pa mbetje, ndërsa ne ballafaqohemi me produkte që kanë mbetje, përballemi me obezitetin. Kemi edhe një rritje të sëmundjeve vaskulare, për shkak të yndyrnave. Konsumatori është i painformuar, produktet që shkëlqejnë përmbajnë edhe shkëlqyes që nuk kanë lidhje me të qenurin produkt Bio”, tha Arben Shytaj.

Shytaj nënvizoi se në vendin tonë, ka pak prodhime bujqësore të certifikuara Bio dhe se ka shumë operatorë që certifikojnë Bio, por aktiviteti i tyre është për bimë medicionale.

“Produktet Bio shoqërohen me certifikatë dhe logo përkatëse, e cila duhet të jetë e pranishme në etiketat dhe në ambalazhimet e të gjitha produkteve organike të paketuara. Ka pak prodhime bujqësore të certifikuara Bio dhe fermerët duhet të marrin informacion, ku jemi në proces edukimi. Në Shqipëri mund të ketë prodhime Bio, por janë të pavërtetuara. Plehu organik është numër një për podhimin biologjik, por që do të përdoret në një normë të caktuar. Kemi probleme me organizimin e prodhimeve Bio, në Zadrimë ka mbështetje për bujqësinë biologjike, ndërsa në vendet e Europës rritet kërkesa për prodhimet bio me 25% në vit”-deklaroi Shytaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb