NGA: AURORA KOROMANI* Nga prostituta në shoqëruese. Ky është trendi më i ri që vihet re në rrjetin e trafikimit të vajzave për qëllime prostitucioni. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, një nga specialistët e Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme (emrin e të cilit nuk mund ta japim, pasi ai ka marrë pjesë në shumë operacione të infiltruara të kryera nga Policia e Tiranës) sqaron se së fundmi po vihet re trendi se klientët dhurojnë telefona, bizhu, por edhe makina për ndonjë femër VIP që ushtron prostitucion, pa përjashtuar këtu edhe studentet, që, për të përfunduar studimet e tyre kthehen në “prostituta”.

“Ka raste kur femra me nivel më të lartë intelektual apo ekonomik ose VIP, punojnë thjesht me kontakt telefonik, d.m.th., në rastet kur ato nevojiten, kontaktohen nga klientët”, sqaron specialisti. Veç kësaj, ai shprehet se brenda një viti në Tiranë shfrytëzohen 20-25 vajza për qëllime prostitucioni, ku 90 për qind e tyre janë koshiente për përfitimet që marrin nga kjo rrugë dhe vetëm 10 për qind e tyre shfrytëzohen.

Specialisti rrëfen për “GSH”, se një tjetër fenomen që vihet re është edhe përdorimi i lokaleve apo hoteleve për prostitucion, ku në shumë raste janë recepsionistët e hoteleve ata që shërbejnë si ndërmjetësues midis klientëve dhe vajzave. “Femrat që kanë filluar aktivitetin në Shqipëri dhe me justifikimin e udhëtimit për turizëm kryejnë aktivitetin e prostitucionit gjatë periudhës tremujore që u lejohet në vendet e Bashkimit Evropian”, – pohon specialisti.

Kohët e fundit, në kryeqytet shumë hotele kanë filluar të shfrytëzohenpër qëllime prostitucioni; a kemi të bëjmë në këtë rast me fillimin e një fenomeni apo trendi të ri?
Nga evidentimi i veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, që ka në ndjekje Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.P.Q. Tiranë, kjo vepër penale, në një nga rrethanat që përfshihen gjatë kryerjes, është dhe vendi. Si rrjedhojë, vendi më i shpejtë që përzgjidhet në të tilla raste janë hotelet, ku subjektet e prostitucionit konsumojnë veprën e tyre.
Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në print në Gazeta Shqiptare
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: