Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e vrasjes dhe masakrimit të familjes Jashari.

“Sot kemi dorëzuar një aktakuzë që lidhen me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharajve në Prekaz. Aktakuza bazohet në prova”, ka deklaruar kryeprokurori Blerim Isufaj.

“Si rezultat i hetimeve, bazuar në prova materiale dhe personale, kemi arritur të identifikojmë 35 të pandehur në këtë rast, të cilët kanë mbajtur pozita të larta komanduese në strukturat e njësive speciale të forcave serbe”, njoftoi Prokuroria Speciale. 

Aktakuza është dorëzuar 28 vjet pas ngjarjeve të marsit të vitit 1998, kur forcat serbe sulmuan familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Sulmi, i zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars 1998, la të vrarë 55 persona, përfshirë 22 anëtarë të familjes së ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb