Ekspertët e Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri (PPNEA) realizuan një trajnim dy ditor në Liqenin e Prespës me stafin e AdZM Korçë mbi teknikat e monitorimit të lundërzës (Lutra lutra) në këtë zonë.

Pas ekspeditës në terren, duke indentifikuar dhe grumbulluar të dhëna dytësore të lundërzës (gjurmë dhe mbetje ushqimore), të dhënat u analizuan duke dalë në përfundimin se ky lloj i rrezikuar është i pranishëm në Liqenin e Prespës.

Veç kësaj, në këtë zonë janë shënuar edhe habitetet potenciale që do të shërbejnë si pikë referimi në monitorimin e ardhshëm të lundërzës.

Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit për Ruajtjen dhe Përdorimin e Qëndrueshëm të Liqeneve Prespë, Ohër dhe Shkodër, mbështetur financiarisht nga GIZ në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb