Kylian Mbappe do të prezantohet të martën përpara tifozëve të Real Madrid. Stadiumi Bernabeu, do të jetë i tejmbushur, me interesin që është i jashtëzakonshëm për sulmuesin francez . Sipas asaj që shkruajnë mediat, pritet një numër prej 85 mijë tifozësh.

Nuk do të mungojë familja e lojtarit, pa harruar të përmendet edhe fakti se disa legjenda të Los Blancos do të mirëpresin yllin e ri. Mbappe, ka vendosur që të mbajë mbi supe, numrin 9. Debutimi i tij në një ndeshje zyrtare mund të vijë në Super Cup ndaj Atalantës, ose në fillimin e La Liga.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb