Viti 2025 ka trokitur edhe në Shqipëri! Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2024. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj numëroi në skenë countdown-in, numërimin që simbolizon ndërrimin e viteve.

“Gëzuar Vitin e Ri! Rroftë Tirana dhe rroftë Shqipëria! Vetëm bekime për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ju duam shumë”, u shpreh Veliaj nga skena e koncertit në sheshin “Skënderbej”. Pas këtij momenti qielli i Tiranës “u pushtua” nga fishekzjarret.

E gjithë bota feston në mënyra të ndryshme. Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët duke përfituar nga temperaturat relativisht të larta megjithëse dimër pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2025 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës.

Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej, ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Padyshim që show me fishekzjarrë 10 deri në 15 minuta e bëri të paharrueshme këtë natë, teksa policia ndodhet në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë në një tryezë familjarë, miq e shokë.

BalkanWeb dhe News24, ju urojnë të gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2025!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb