Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Atalantës  ka prodhuar spektakël dhe gola të shumtë. Janë shënuar polt gjashtë gola për një barazim 3-3.

Miqtë nga Bergamo, kishin titullar vetëm Berishën në portë, dhe e nisën mjaft mirë sfidën, me golat e Gomez dhe Pasaliç në minutat 16 dhe 18. Por Kieza e më pas Benasi mposhtën Berishën duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin e sfidës në barazim të plotë.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Atalanta që gjeti rrjetën duke kaluar në avantazh me De Ron, por u arrit më pas falë Muriel, i cili po shënon me një rregullsi të admirueshme në Serinë A e Kupë me Fiorentinën. Në fund, Atalanta kishte mundësinë të mbyllte ndeshjen me një fitore, por Hateber goditi traversën, duke bërë që dueli të përfundonte në barazim 3-3 dhe gjithçka të mbetej e hapur për ndeshjen e kthimit në Bergamo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb