Gjermania U21 ka shpartalluar Serbinë U21 me rezultatin 6-1 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Nereo Roço” të Triestes, të vlefshme për Grupin B të Europianit.

Dominim absolut i “panzerave” që janë treguar të pamëshirshëm përballë kombëtares serbe. Gjermanë e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 3-0, ndërkohë që në pjesën e dytë, çuan në 6 numrin e golave të shënuar.

Golin e nderit për Serbinë U-21 e shënoi Zivkoviç në minutën e 85-të me 11-metërsh. Me triumfin e sotëm Gjermani u ngjit në kuotën e 6-të pikëve, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës tjetër, ndërkohë që serbët janë eliminuar zyrtarisht. Sfida tjetër e këtij grupi, ajo mes Danimarkës dhe Austrisë, përfundoi me triumfin 3-1 të danezëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb