Fiorentina-Atalanta dhuruan një 90-minutësh të “çmendur”, spektakël golash, por në fund askush nuk doli i lumtur, me dy ekipet që u ndalën në barazim 3-3, në sfidën e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë. Bergamaskët morën një bonus të madh në këtë transfertë por nuk kanë arsye për të festuar në një kohë kur e panë vetën në avantazh të dyfishtë brenda 18 minutave.

Gomez
Gomez

Gomez dhe Pasalic krijuan iluzionin e një fitoreje të madhe por Fiore reagojë shpejt ku fillimisht Chiesa në të 33-tën dhe më pas Benassi tre minuta më vonë rikthyen baraspeshën.

Berishaa
Berishaa

Atalanta e nisi me gol edhe pjesën e dytë me De Roon shënoi golin e tretë por nuk ishte e thënë që ekipi i Berishës të dilte me fitore nga kjo sfidë pasi Muriel në të 79-tën sigloi shifrat përfundimtare në 3-3.

Gasperini
Gasperini

Trajneri Gasperini nuk kishte në dispozicion për këtë takim Berat Gjimshitin, i dëmtuar, mungesa e qendërmbrojtësit të Kombëtares u ndje shumë në këtë takim. As Berisha nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë:

Nota Berisha
Nota Berisha

“Pa faj në golin e parë, mund të bënte më shumë në dy golat e tjera”, nota 5,5 për Berishën shkruan TuttomercatoWeb.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb