TIRANE – Spikerja e ABC News, Viol Xhafaj, ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”.Në të paktat intervista ku Viol ka folur për veten, sot ajo ka zbuluar më shumë edhe për statusin aktual.
Për momentin, ajo tha se nuk është e dashuruar, por shtoi se sapo ka lënë pas një lidhje të rëndësishme dhe tashmë është në një moment pauze. “Për momentin nuk jam e dashuruar.
Unë sapo kam lënë pas një gjë shumë të rëndësishme dhe ky është një moment pauze dhe mua po më bën shumë mirë. Për momentin as më shkon ndër mend të kem një lidhje. Gjithsesi jam e jam për dashurinë, ajo është një nga gjërat më të bukura në botë.
Është fat i madh të gjesh atë njeriun me të cilin të ndash jetën dhe të kesh atë marrëdhënie që të gjithë e duan. Unë nuk e kam për momentin por e di që aty është, është çështje kohe. – tha Xhafaj.
(er.cu/BalkanWeb)