NGA ZONJA VJOLLCA

 

1 kg spinaq

1 tufë qepë të njoma

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

3 lugë gjelle vaj ulliri

50 gr gjalpë

500 ml qumësht

2 lugë gjelle miell

30 gr djathë parmixhano

Kripë

Piper i zi

Arrë moskat

 

Vendosim tiganin me vaj ulliri, kaurdisim fillimisht qepët e grira imët bashkë me hudhrën, më pas shtojmë dhe spinaqin e grirë. Vendosim kapakun dhe e lemë në zjarr derisa të ulet volumi. E rregullojmë me pak kripë, piper dhe arrë moskat dhe e largojmë nga zjarri. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur fillimisht gjalpin me miellin për 2-3 minuta, më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë me telin e vezëve. Shtrojmë në një tavë spinaqin. Tek beshameli shtojmë dy kokrra vezë dhe mbulojmë menjëherë spinaqin me beshamel duke e pudrosur me djathë parmixhano. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb