Nga: ZONJA VJOLLCA*
SPINAQ ME BUKE DHE SHTRESE DJATHI

800 spinaq
5 feta bukë të bardhë
150 gr djathë
5 kokrra vezë
250 ml qumësht
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Fillimisht grijmë djathin në rende. Vendosim në një tas vezët, shtojmë 50 gr djathë të grirë. E trazojmë duke shtuar qumështin, kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Në një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri vendosim spinaqin të pa prerë. E mbulojmë me kapak dhe e lemë për 2 minuta deri sa të ulet volumi. Më pas e largojmë spinaqin duke i hequr ujin e tepërt. Vendosim në tavën e pjekjes bukët e prera në kubikë. Mbi bukë shtrojmë spinaqin dhe masën e përgatitur me vezë e qumësht. E mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb