Nga zonja Katerina
Përbërësit
500 gr spinaq, 4-5 qepë të njoma, 1 qepë të thatë, ½ filxhan kuinoa, ½ filxhan verë të bardhë, 2 lgj gjalpë, 2 lgj vaj ulliri
Cipa dhe lëngu i 1 portokalli, Kopër, arrë moskat, Kripë, piper, Vezë për servirje.
Përgatitja
Në një tenxhere vendosim pak gjalpë dhe pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e thatë dhe qepën e njomë. Pasi qepët të kenë ulur volumin i shuajmë me pak verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë spinaqin dhe kuinoan së bashku me cipën dhe lëngun e 1 portokalli. Rregullojmë shijen me kripë, piper, arrë moskat dhe pak koper. E lemë spinaqin dhe kuinoan të marrë valë për pak minuta dhe më pas e servirim me vezë të skuqura sy me gjalpë.