Nga: ZONJA KATERINA

1 kg spinaq
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
½ filxhan makarona yje
1 filxhan ujë ose lëng perimesh
4-8 kokrra vezë
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Koper, majdanoz
Djathë për servirje

Kaurdisim qepën e thatë dhe sapo të fillojë të zbutet shtojmë qepët e njoma dhe më pas spinaqin të cilin e shtojmë pak nga pak në mënyrë graduale. Sapo spinaqi të ulë vëllimin shtojmë erëzat, makaronat yje dhe lëngun e perimeve të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gatimin në zjarr për 5-6 minuta.

Hapim më pas tek spinaqi disa foleza të vogla ku hedhim vezët. I spërkasim vezët me pak kripë dhe piper, e mbulojmë gatimin me kapak dhe e lemë për 3-4 minuta sa të mpiksen vezët. E spërkasim në fund me djathë të verdhë ose të bardhë, e lemë në zjarr dhe 2-3 minuta të tjera dhe e servirim duke hedhur përsipër dhe pak vaj ulliri.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb