Nga: ZONJA KATERINA
800 gr spinaq
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 filxhan çaji oriz
1 gotë verë e bardhë
2 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë
1 bustinë koncentrat pule
1 tufë koper
1 qepë e njomë
Cipa dhe lëngu i 2 limoneve
Kripë, piper i zi
Në një tenxhere me 2 lugë vaj ulliri kaurdisim 1 qepë të grirë imët së bashku me 2 thelpinj hudhër. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë orizin dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas e shuajmë me 1 gotë verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë 1 litër lëng mishi (koncentrat) të ngrohtë dhe e lemë orizin të ziejë për 15-20 minuta. Pasi kemi larë mirë spianqin e presim trashë , shtojmë kripë dhe e shtypim që të nxjerrë lëngun e vet. Pasi orizi të jetë zierë shtojmë spinaqin në tenxhere së bashku me një qepë të njomë të grirë hollë dhe 1 tufë koper. Grijmë cipën e dy limonave dhe së bashku me lëngun e tyre dhe me një lugë gjalpë e shtojmë në tenxhere duke e lenë gatimin në zjarr dhe për 3-4 minuta të tjera. Ndërkohë lëngun që lëshoi spinaqi e trazojmë me 1 lugë vaj ulliri dhe me pak lëng limoni, me kripë dhe piper të zi dhe e shtojmë në çdo pjatë gjatë servirjes. Gjithashtu nëse dëshirojmë mund ta servirim dhe me pak djathë të bardhë.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)