Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kg spinaq, 2-3 qepë të njoma, Koper, majdanoz, 300 gr gjizë, 6 kokrra vezë, 1 gotë qumësht, 2 lugë gjalpë, 2 lugë vaj ulliri
Kripë, piper, arrë moskat.

Përgatitja

Kaurdisim qepët e njoma dhe sapo të zbuten shtojmë spinaqin dhe e lemë derisa të ulë vëllimin.

Lyejmë një tavë të thellë me gjalpë dhe vendosim masën e përgatitur së bashku me koperën dhe majdanozin. Shtojmë gjizën dhe e përziejmë me spinaqin.

Rrahim vezët me qumështin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e shtojmë në tavën me spinaq dhe gjizë. E vendosim më pas tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb