Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali anuloi seancën e Kuvendit, e parashikuar për këtë të enjte, 10 tetor. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu e konsideron këtë si vepër penale dhe vendim kundër parlamentarizmit.
“Nje leter e Spiropalit ne emer te regjimit, pa asnje shpjegim a vendim kolegjial, e shperndare mbreme vone njofton se sot nuk do te zhvillohet seanca parlamentare. Krejt ne kundershtim kjo me programin e Kuvendit, te shpallur e pregatitur, regulloren e tij. Ne Boten demokratike askush nuk do te guxonte te bente nje veper te tille anti kushtetuese e anti ligjore”, shprehet Shehu.
Mbrëmjen e djeshme kryetarja e Kuvendit, Spiropali njoftoi anulimin e seancës plenare për shkak të vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Reagimi
Mbyllja e Paramentit sot, eshte nje veper penale! Nje “grusht” i regjimit ky kunder parlamentarizmit si themel i demokracise. Nje leter e Spiropalit ne emer te regjimit, pa asnje shpjegim a vendim kolegjial, e shperndare mbreme vone njofton se sot nuk do te zhvillohet seanca parlamentare. Krejt ne kundershtim kjo me programin e Kuvendit, te shpallur e pregatitur, regulloren e tij.
Ne Boten demokratike askush nuk do te guxonte te bente nje veper te tille anti kushtetuese e anti ligjore. Pervecse kjo ne tentativat per „grusht shteti“, marrje pushteti te Parlamenteve. Shkelje e rende kjo e te drejtave parlamentare. Edhe regjimet Lindore nuk guxojne te bejne, se paku formalisht, nje akt te tille. Kjo flet per “agonine” qe po kalon demokracia jone. Per denigrimin e thelle e neperkembjen e Parlamentit, ligjeve e Kushtetutes. Per friken e madhe qe e ka kapur regjimin ndaj opozites. Ndaj fjales se lire, qofte edhe ne sallen e Parlamentit. Kjo tregon se sa na ka larguar ky regjim prej demokracive te verteta europiane, shtetit ligjor, e baraz peshimit te pushteteve.
Se sa larg po na con ky regjim drejt autokracive e diktaturave Lindore. Model i vetem e orientues ato, per autokracine e Tiranes. Rrezik tragjik ky per vendin e popullin tone. Rrezik qe duhet perballuar tashme pa asnje hezitim. Shqiptaret kane pasur ne shekuj e kane te ruajtur thelle ne “gene” aspiraten europiane e Perendimore, si te vetmen alternative mbijetuese. Dhe do te dine ta mbrojne ate ne perballje me kete regjim obskurantist. Rruge tjeter nuk ka!
(BalkaWeb)