TIRANE

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se pushteti nuk merret me Pazar dhe në tavolinë, por me votë. Gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS, Spiropali apeloi opozitën të marrë pjesë ne zgjedhjet lokale, ku PS sipas saj do fitojë edhe në bashkitë që mban peng opozita.


“Ne kurrë nuk e braktisëm betejën dhe nuk i lëmë në baltë ata që na kanë besuar. Jashë mureve të kësaj salle ka plotë shqiptarë që na dhanë besimin e tyre. Jemi më të obliguar për prosperitet. Ne nuk e tradhtuam interesin tonë kombëtar kurrë edhe kur na thoshin hiqni dorë nga lufta e infromalitetit dhe nga reforma në drejtësi. Mos i mbyllni bastet etj. Për të mos folur për reformën në drejtësi. Të gjitha i bëmë me Edi Ramën dhe PS. Edi Rama dhe PS janë realizuesit e kësaj platforme të domosdoshme për Shqipërinë . Respekt për ata që respektojnë protestën.


Ata që braktisin detyrën dhe që përdorin dhunën dhe i hedhin Shqipërisë baltë. I keni dëgjuar kur thonë hiqni Edi Ramën se nuk e mundim dot. Ata që po përpiqen të na ndajnë në socialistë të vërtetë dhe rilindës, që thonë hiqni Ramën se ne nuk fitojmë dot, përmbysni qeverinë u them, o të keqkuptuar pushteti nuk merret me Pazar as dhunë, por me votë e vetëm me votë shihemi në zgjedhjet e qershorit ku do fitojmë Shkodrën, Kukësin, Mallakastrën, Devollin, Lezhën dhe gjithë bashkitë. Ju presim në fushën e betejës dhe të zgjedhjeve të 2021 ku ne prapë do fitojmë. Deri më atëherë nuk ka pushtet në tavoline”- tha Spiropali.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: