TIRANE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur përmes një postimi në twitter, deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha dhënë për mediat pas takimit me aleatët.

“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021” shkruan Spiropali në twitter.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, kreu i opozitës zhvilloi një takim edhe me Presidentin Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb