Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, i është përgjigjur në kohë rekord zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili e cilësoi një skeç të orkestruar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale.

Përmes një reagimi në “Twitter”, Spiropali shkruan se ky është momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot mbi trupin gjykues, ndaj dhe sipas saj, flet për skeç të orkestruar. Në reagimin e saj, Spiropali shton mes të tjerash se Meta po bën viktimën, duke folur për kurth të organizuar.

“Ai momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe flet për skeç të orkestruar, fiks si ai momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima!”, shkruan Spiropali.

Elisaa
Elisaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb