Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisda Spiropali i është përgjigjur me një deklaratë në “Facebook”, ish-deputetes Albana Vokshi e cila tha sot se nëse do të kishte drejtësi të pavarur, ajo përfundon në burg.

Spiropali shkruan se banaliteti i Vokshit s’mund të mbulojë mendjelehtësinë e kreut të PD dhe se do të përgjigjet në gjykatë.

“Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit”, shkruan Spiropali.

Spiropali Fb
Spiropali Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb