Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas letrës së Presidentit Ilir Meta drejtuar institucioneve, në të cilën paralajmëronte se Ballkani do të tronditet nga një tërmet apokaliptik.


Me ironi, Spiropali i kërkon Metës në “Twitter” të nxjerrë një dekret e të shtyjë atë tërmet, se i la njerëzit pa gjumë. Më tej, ministrja shkruan se Meta u bë parashikuesi i parë në botën e tërmetit.


“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë🤣Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, shkruan Spiropali.


Elisaa
Elisaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb