TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverise Elisa Spiropali ka reaguar në “Facebook” pas deklaratës së Presidentit të Republikës Ilir Meta për të shoqëruar në spital Sahit Dollapin.

Spiropali thotë se Presidenti ka ngatërruar dhunuesin me të dhunuarin duke e kujtuar dhe korrigjuar.

“Presidenti i Republikës ka ngatërruar pa dashje dhunuesin Sahit Dollapi, sekretar për protestat në PD, me të dhunuarin Besfor Kryeziu, gazetar i TCH, i dhunuar nga ndjekësit e zotit Dollapi! Ai ka dashur të thotë që të çohet në spital Besfori jo Sahiti dhe prandaj, meqë të gjithë e mirëkuptojmë Presidentin kur ka protesta, thashë t’i vij në ndihmë me këtë korrigjim”, shkruan Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb