TIRANE

Ndërsa parlamenti mbylli një ditë më parë punimet për të rinisur në shtatori, për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ky sesion ishte nga më të rëndësishmit në historinë e pluralizmit tonë post-diktatorial.

Në një postim në facebook, Spiropali shkruan se ky sesion e bindi politikën e paduruar shqiptare se të nxish, të dhunosh, të bojkotosh, të mos marrësh pjesë, nuk të çon kurrkund tjetër veçse në humbje.

“Ky sesion parlamentar, që ishte nga më të rëndësishmit në historinë e pluralizmit tonë post-diktatorial, e bindi politikën e paduruar shqiptare se të nxish, të dhunosh, të bojkotosh, të mos marrësh pjesë, nuk të çon kurrkund tjetër veçse në humbje. Janë durimi, qëndresa, koherenca, toleranca, arsyeja, përgjegjshmëria, mirëkuptimi, që i vlejnë Shqipërisë, dhe vetëm një Shqipëri e tillë i vlen të gjithë shqiptarëve.” -shkruan Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb