TIRANE

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me 24 kryetarët e njësive të Tiranës. Në një postim në facebook, ku ndan me ndjekësit foto nga tryeza, Spiropali shkruan se si progresistë nuk vetëkënaqen me punët e bëra, ndaj kjo tryezë ishte pikënisja e analizave dhe diskutimeve për të bërë më shumë.


“Me 24 kryetarët e njësive të Tiranës🙂në tryezë të hapur diskutimi, morëm #feedback-un e nevojshëm të rezultateve të një pune të vullnetshme 👏🏻 të bërë deri më tani.


Por si #progresistë🌹ne nuk vetëkënaqemi me punët e bëra, ndaj kjo tryezë ishte pikënisja e analizave dhe diskutimeve për të bërë më shumë, në çdo #qelizë formuese të #PSTiranë 💬 Komunikim, angazhim, punë të përditshme në terren 👥 me njerëzit e zakonshëm të cilëve shumë u detyrohemi 🤝” -shkruan Spiropali.


(BalkanWeb)