TIRANE – “Sot ka doganierë që paraqesin dorëheqjen”. Kështu ju përgjigj drejtoresha e Përgjitshme e Doganave, Elisa Spiropali pyetjes nëse doganierët e sotëm ishin të pasur sa ata të pas viteve ’90. Spiropali ishte e ftuar në “Natë me Xhaxhiun” të moderatorit Rezar Xhaxhiu në “News24”. Nr. 1 i Doganave bëri një ekspoze të punës së institucionit që drejton: rritje e arkëtimeve, kthimi i dinjitetit për nëpunësin shtetëror, etj.
“Kemi ndërtuar një linjë antikorrupsioni në Dogana dhe kemi vjelur detyrimet jo nëpërmjet gjobave. Kemi rritur arkëtimet për produktet me akcizë, u verifikua rritje e ndjeshme e të ardhurave”, tha drejtoresha e Doganave, Spiropali.
Ajo foli për kontrolle të financave të doganierëve dhe iniciativën për ta luftuar korrupsionin në administratë. “Kontrolli i pasurisë është një frenues, është një filtër për të zbuluar si janë bërë këto para”, – tha Spiropali.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: