Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali, sot në ditën e parë të shkollës ka vizituar Qendrën Burimore për Fëmijët me Aftësi ndryshe.

Spiropali tha nga kjo qendër se nxënësit me nevoja të veçanta duhet të kenë kujdes të shtuar. Ajo u shpreh se këta nxënës kanë të drejtën e plotë për arsim, për të pasur një profesion në të ardhmen.

Elisa Spiropali: Të kemi vëmendjen ndaj fëmijëve me aftësi të veçanta, që kanë nevojë për përkushtim, sepse ata gëzojnë të drejtat për të pasur një arsimim të plotë.

Të formësojmë politika që janë më pranë nxënësve dhe studentëve, që janë e ardhmja jonë e padiskutuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb